Katër persona, mes të cilëve një polic, janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Fier-Berat nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier, dhe tre të tjerë Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi.
Nën hetim janë vënë shtetasit Maliq Gropa dhe Bruno Festimaj. Sipas informacioneve, këta persona e ushtronin këtë veprimtari veprimtari në ambientet e një bar kafe në Patos.
Nga veprimet hetimore progresive në vijimësi si deklarimet dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit Skerdilajd Levendi, i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.
Bruno Festimaj u procedua në gjendje të lirë për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për lojëra të palejuara”. Maliq Gropa u procedua si i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al