DROPULL- Në fshatin Bodrishtë të Dropullit një 90-vjeçare është gjetur e pajetë nga komshinjtë e saj mbrëmjen e kësaj të premteje.
Ajo jetonte e vetme dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në një gropë betoni pa ujë që shërbente si ujëmbledhës, që ndodhet në oborr të banesës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al