Masakra me 144 të vdekur/ Kremlini: Përgjegjësi e ISIS

schedule12:36 - 24 Maj, 2024

schedule 12:36 - 24 Maj, 2024

Rusia për herë të parë ka pranuar përgjegjësinë e organizatës së Shtetit Islamik në sulmin terrorist të ndodhur, më 22 mars, ku humbën jetën 144 persona.

Për sulmin në fjalë, Moska më herët kishte akuzuar edhe Kievin për përfshirje. Edhe në deklaratën e tij të fundit, shefi i FSB-së, Aleksandër Bortnikov tha se kishte prova për përfshirje të inteligjencës ukrainase.

Gjatë hetimit, u konstatua se përgatitjet, financimi, sulmi dhe tërheqja e terroristëve u koordinuan përmes internetit nga anëtarët e grupit Khorasan”, tha shefi i FSB-së, Alexander Bortnikov, për agjencinë RIA Novosti.

Sipas tij, më shumë se 20 persona janë arrestuar gjatë hetimeve për sulmin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!