Disi çuditërisht, Hans Flick do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës. Ish-trajneri i Gjermanisë dhe Bayern Munich do të ulet në stolin e katalanasve sezonin e ardhshëm dhe do të jetë pasardhësi i Xavi. Në fund telenovela u mbyll me një lamtumirë mes klubit katalanas dhe ish-mesfushorit që fitoi praktikisht gjithçka me Guardiola. Një histori që dukej se ishte rregulluar pas një deklarate fillestare të trajnerit se donte të largohej për shkak të presionit të tepërt, por fjalët e fundit, sërish nga trajneri, çuan në një ndryshim të menjëhershëm drejtimi.
Dje vetë Laporta takoi Flick në Londër për t’i bërë propozimin e tij që duket se është pranuar. Në Spanjë, ashtu si në Itali, ka ende një ndeshje të kampionatit për t’u luajtur dhe njoftimi zyrtar me siguri do të bëhet pasi Barça të ketë luajtur ndeshjen kundër Sevilla të dielën në mbrëmje.
“Mundo Deportivo” ka publikuar detajet e kontratës që do të nënshkruajë Flick. Kjo është një marrëveshje në baza vjetore me një opsion për sezonin e ardhshëm që do të përkojë me përfundmin e mandatit të Joan Laporta si president./h.ll/abcnews.al