Gjendet një trup i pajetë në bregun e Durrësit, policia jep detajet e para

schedule08:50 - 9 Nëntor, 2019

schedule 08:50 - 9 Nëntor, 2019

Gjendet një trup i pajetë në bregun e Durrësit. Gazetraja e ABC Neës  Enkeleda Arapi  raportoi  se trupi i pa jetë është gjetur rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit.

Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ në kohën që ajo kthehej nga gjuetia e peshkut.

Mësohet se me të konstatuar kufomën e ka imbarkuar në bord dhe e ka sjellë në port në kalatën 5.

Me pas është njoftuar policia dhe trupi është dërguar në morgun e qytetit. Trupi duket i dekompozuar, dhe thuhet se duhet të ketë kaluar kohë të gjatë në ujë.

Ndërkohë policia e Durrësit ka njoftuar detajet e para për këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.

Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!