Tirana u ndal një ditë më parë me Vllazninë dhe janë dy skuadrat që sot do tentojnë ta parakalojnë në renditje. Bylisi synon të “blindojë” vendin e dytë në klasifikim dhe përkohësisht mund të marrë vendin e parë. Për këtë duhet të mposhtë Skënderbeun, që e ka thyer edhe në Korçë.
Dovedan nuk ka Bicajn të dëmtuar, por kjo nuk shikohet si problem. Fitores me Vllazninë ballshiotët do synojnë t’i japin më shumë vlera me një tjetër triumf. Nga ana tjetër korçarët me plot probleme në mbrojtje do të duhet të përballojnë energjinë e lojtarëve të Bylisit.
Takimi tjetër i ditës në Superiore zhvillohet në Gjirokastër. Luftëtari i parafundit pret Teutën, skuadër kjo që pretendon titullin kampion. Obvjektiva të ndryshme, por në fushë nuk kanë shumë rëndësi. Durrsakët kanë pasur probleme me shënimin e golave dhe me skuadrat poshtë tyre në renditje, por sot nuk lejohet rezultat tjetër veç fitores.
I dënuar në fakt është edhe Luftëtari, që synon qëndrimin në Superiore. Fitoret në shtëpi janë shumë të rëndësishme për këtë. Për t’u përmënuar janë mungesat te bluzinjtë. Fili është i pezulluar nga klubi, kapiteni Rapo ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kurse Demo është i dëmtuar. Shumë mungesa për një ekip si Luftëtari.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E shtunë, më 9 nëntor 2019, ora 13:30
LUFTËTARI-TEUTA
Luftëtari: Paiteris, Lala, Isufaj, Kukaj, Qato, Accka, Hyseni, Prikas, Lika, Dushkaj, Vyent. Trajner: Giorgios Marantasa
Teuta: Frashëri, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbbja, E. Vila, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi
BYLIS-SKËNDERBEU
Bylisi: Hidi, Ymeralilaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Hadroj, Qardaku, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Vitija Pëllumbi, Essien, Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
/abcnews.al