Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës. Mësohet se Ardjan Stafa nga Tirana dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë furgoni ka dalë nga rruga. Në këtë mënyrë, shoferi ka humbur jetën.
Ndërkohë, pasagjerët që ndodheshin në automjet, nuk kanë marrë lëndime.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al