Vizita në Tiranë/ Cameron mbërrin në Kryeministri, takim “kokë më kokë” me Ramën

schedule12:21 - 22 Maj, 2024

schedule 12:21 - 22 Maj, 2024

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur në Kryeministri, aty ku është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar videon teksa pret Cameron, teksa së bashku do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë:.

“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama në Facebook.

Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Cameron do të shkojë në Presidencë ku do të takojë presidentin Bajram Begaj.

Pak para nisjes për në Shqipëri, Cameron tha se partneriteti mes dy vendeve po jep rezultat në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

Ai pritet të njoftojë një plan mes dy qeverive për të luftuar krimin dhe korrupsionin./abcnews.al