Vdekja e presidentit iranian/ Lavrov: SHBA minoi sigurinë e aviacionit duke vendosur sanksione

schedule13:56 - 21 Maj, 2024

schedule 13:56 - 21 Maj, 2024

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke komentuar rrëzimin e helikopterit, në të cilin humbi jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi, tha sot se sanksionet amerikane kanë përkeqësuar sigurinë e aviacionit.

Mediat iraniane raportuan se imazhet nga vendi i rrëzimit tregonin se helikopteri Bell 212 i prodhimit amerikan Raisi ishte rrëzuar te shpati i një mali, megjithëse nuk kishte asnjë raport zyrtar për shkakun e rrëzimit.

Irani ishte një blerës kryesor i helikopterëve Bell gjatë sundimit të Shahut para Revolucionit Islamik të vitit 1979, megjithëse origjina e saktë e avionit të rrëzuar është e paqartë.

Dhjetra sanksione e bëjnë të vështirë për Iranin blerjen e pjesëve ose përmirësimin e avionëve të tij.

“Amerikanët e mohojnë këtë, por e vërteta është se vendet e tjera, ndaj të cilave SHBA ka vendosur sanksione, nuk marrin pjesë rezervë për pajisjet amerikane, përfshirë edhe për aviacionin”, tha Lavrov duke iu referuar aksidentit të Ebrahim Raisit.

“Po flasim për dëmtim të qëllimshëm të qytetarëve të thjeshtë duke përdorur këto mjete transporti dhe kur nuk jepen pjesë këmbimi, kjo lidhet drejtpërdrejt me një degradim të nivelit të sigurisë.

/abcnews.al