Prokurorët e posaçëm kanë konstatuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie të caktuar nga gjykata pasi ka lejuar persona të tjerë në banesën e tij në kundërshtim me vendin e gjykatës.
Në seancën e së martës, prokurororët kundërshtuan kërkesën e avokatëve të Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë pasi ish-kryeministri dhe dhënderi I tij Jambarër Malltezi vijojnë të thyejë masën e sigurisë. Sipas SPAK, Berisha që po mbahet i izoluar në banesë, ka të njëjtat rregulla si çdo qytetar që mbahet i izoluar në qelitë e paraburgimit dhe për këtë nuk i lejohet të komunikojë apo takojë persona të tjerë përveç rrethit të ngushtë familjar që jetojnë në të njëjtën banesë me të.
Prokurorët e SPAK, dorëzuan në gjykatë materialet e publikuara në media për takimet e Berishës me gazetarin e Rait dhe ish-eurodeputetit gjerman, Elmar Brok duke nënvizuar Berisha vijon të mos respektojë vendimi i masës së sigurimit.
Megjithatë spak nuk kërkoi ashpërsim të masës për Berishën, por vetëm rrefuzoi lirimin nga arresti shtëpiak. në fund gjykata la të pa ndryshuar masën për Berishën dhe Malltezin që akuzohen për korrupsion e pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani./abcnews.al