Vlora do të jetë më e shtrenjtë këtë verë.
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore të bizneseve, ka ndikuar te shtimi i kostove, që është reflektuar edhe te çmimet e restoranteve dhe hoteleve në qytetin bregdetar.
Për të plotëstuar stafet edhe këtë vit biznest po gjejnë zgjidhje te punonjësit e huaj.
Pavarësisht vështirësive operatorët turistikë janë optimistë që ky sezon do të jetë i mbarë.
Përveç turistëve nga italia, kjo verë do të sjellë në Vlorë edhe pushues të shumtë nga Spanja, Britania, Franca e shtete të ndryshme të botës.