Që prej vitit 2020 është rritur ndjeshëm interesi i shtetasve të huaj për të investuar në prona në vendin tonë. Kryesisht në apartamente.
“Tregu i pasurive të paluajtshme që targetohet nga shtetasit e huaj ka njohur rritje. Aktualisht jemi në nivelin e 323 milion eurove investim, ishin 291 milion euro vitin e kaluar. Në disa vite ka pasur rritje edhe 40 apo 50%. Sipas statistikave 25 %e investimeve të huaja janë për Real Estate, pra 1 në 4 prona në Shqipëri blihen nga të huajt.”
Një agjent imobilar në Shqipëri për një periudhë 3 mujore ka rreth 20 klientë të huaj.
“Nga janari deri tani unë kam pasur 20 klientë të huaj. Preferohet Tirana, por edhe Durrësi shumë. Gjithashtu nuk mbetet pas vija bregdetare e jugut.”
Një trend që po vihet re dukshëm nga të huajt janë pronat që ata blejnë për ti shfrytëzuar më pas për përfitime monetare. Kryesisht në zonat e Ksamilit apo Sarandës.
“Shumica e blerësve të huaj janë shtetas që investojnë në Real Estate në zonat e jugut dhe më pas e shfrytëzojnë për qera ditore. Pra atë pronë e kalojnë në menaxhimin e agjensive imobilare. Përjashto këtu shtetasit italianë që e blejnë prona për të jetuar këtu.
Italianët kryesojnë tregun e blerjes së pronave në vendin tonë. Pasur me polakët, Ukrainasit, apo edhe nga Ballkani perëndimor. Klima, çmimët e lira në raport me vendet ku ata jetojnë si edhe ushqimi janë tre faktorët kryesor që nxisin investiimet e huaja./abcnews.al