SHBA dhe BE po monitorojnë nga afër zhvillimet për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden, është informuar për incidentin. Dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel reagoi përmes një postimi në X.
“Ne po ndjekim nga afër informacionet se helikopteri që transportonte presidentin iranian dhe ministrin e Jashtëm u detyrua të ulej në mënyrë të papritur dhe situata e tyre është ende e paqartë. Së bashku me vendet anëtare dhe partnerët e BE-së po monitorojmë nga afër situatën”, shkroi Michel./abcnews.al