Policia e Shtetit ka zgjeruar hartën e kërkimeve për kapjen e autorëve të dyshuar të atentatit të tipit mafioz, ku mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoj e miku i tij Pëllumb Muharremi, ndërsa ndërroi jetë Andi Maloku.
Pas kërkimeve të zhvilluara mbrëmjen e së enjtes në Lushnje e Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe ato të RENEA-s nuk kanë rënë ende në gjurmë të autorëvë të dyshuar të ngjarjes.
Zyrtarisht është shpallur në kërkim policor si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen ose i përfshirë në atentat, Julian Sula me origjinë nga Thanasaj e Lushnjes.
Ai nuk iu është përgjigjur kërkesës së policisë për të sqaruar rrethanat në atentatin e së premtes të datas 1 nëntor, teksa ka dyshime se janë gjetur gjurmë papilare të tij në automjetin e sekuestuar në Shkafan të Ishmit.
Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga persnat me rekorde kriminale. Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.
Ndërkohë në orët e parë të së premtes, Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses.
Zona që mbahet në vëzhgim 24 orë është Nikla. Në atë lokalitet dyshohen se fshihen persona me rokorde të theksuara kriminla nga qyteti i Shkodrës. Policia gjatë kontrollit të ushtruar nuk gjeti ndonjë provë të fortë përveç disa jelekëve antiplumb, thika dhe një automjet të binduar.
Zonat të tjera të nxehta ku kryen operacione të njëpasnjëshme ndodhen Durrës dhe Shkodër. Në total janë angazhuar më shumë se 500 forca policie por, ende nuk ka të arrestuar përveç Redjan Rrajën, i cili ishte në tentativë për të ikur nga vendi yne, drejt Malit të Zi.
Gjatë padites së djeshme, në një ndërhyrje live në Abc News, Julian Sula mohoi të kishte gisht në ndonjë atentat, ndërsa në lidhje me breshëritë ndaj makinës së prokurorit Ndoj ai tha se ka qenë jashtë shtetit kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka lidhje me të.
“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”.
Sula thekson se në ditën që ka ndodhur atentati ishte në Kosovë duke ikur për në Turqi.
“Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra”.
Ai mohon të ketë njohje me Redjan Rrajën, prokurorin Ndoj apo Pëllumb Muharremin.
“Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj .Jo fare as Pëllumb Muharremin”.
Julian Sula shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur në polici që nesër në mëngjes, pasi kjo situatë po shqetëson familjen e tij dhe sidomos vajzën.
Kush është Julian Sula?
Në pranverën e vitit 2010 Julian Sula me shokë kanë grabitur nën kërcënimin e pistoletës makinën e një shtetas në rrugën Fier-Lushnje. Së bashku me dy të tjerë, Sula i ka drejtuar armën pronarit të makinës duke i kërkuar që të ndiqnin udhëzimet e tyre. Ata kanë ecur disa kilometra duke e zbritur pronarin e mjetit për të vazhduar pastaj vetë me fuoristradën.
Ndërkohë, në qershorin e vitit të shkuar, Sula është goditur 10 herë me thikë në një lokal bastesh nga Arjan Aliço, i njohur si person i afërt me bandën e Aldo Bares .
Gjithashtu emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës një vit më parë ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi (në foto) dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula.
Sula u godit me thikë nga Aliço pas sherrit me djalin e këtij të fundit gjatë ndeshjes, Shqipëri-Zvicër në një lokal bastesh. Ai mbeti i plagosur rëndë duke u sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës në gjendje kritike për jetën.
Pas ngjarjes Sula u vetëdorëzua në polici dhe më pas u la i lire./abcnews.al