Shkon në 35,303 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
Në një deklaratë të ministrisë thuhet se 79,261 perona të tjerë janë plagosur. “Sulmet izraelite vranë 31 persona dhe plagosën 56 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Izraeli vazhdoi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në enklavë.
Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza. /abcnews.al