Rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali nuk do të humbasin tashmë asnjë ditë të kontributeve të paguara për pension. E njëjta gjë vlen edhe për rreth 4 mijë italianë që jetojnë në vendin tonë.
Marrëveshja për njohjen e pensioneve në parlament bëri bashkë opozitën dhe maxhorancën.Blendi Klosi sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste theksoi se deri më tani janë firmosur 20 marrëveshje për njohjen e pensioneve.
Deputetja Jorida Tabaku mbështeti marrëveshjen por njëkohësiht kërkoi që të ndërhyhet sa më parë në skemën e pensioneve në vend
Aktualisht qeveria ka nisur negociatat teknike për njohjen e pensioneve me Greqinë./abcnews.al