Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Çerekja ka ankimuar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda vendimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e shkallës së parë për klientin e tij.
Sipas gazetares së ABC News Glidona Daci, Redjan Rraja përmes avokatit të tij, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, pasi pretendon pafajësinë.
Rraja është i vetmi i arrestuar , si i dyshuar për atentatin ndaj Arjan Ndojt dhe dy miqve të tij./abcnews.al