BE miraton sanksione kundër katër mediave ruse

schedule11:59 - 16 Maj, 2024

schedule 11:59 - 16 Maj, 2024

Një burim europian konfirmoi për AMPE se sanksionet ndaj katër mediave ruse janë miratuar nga Coreper dhe janë pjesë e paketës së 14-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, e cila në total është ende në proces.

Vihet re se rrjeti “Zëri i Europës”, me qendër në Pragë, ka qenë në qendër të hetimeve që nga marsi i kaluar për ndërhyrje në Parlamentin Europian përpara zgjedhjeve europiane, pas akuzave të shërbimeve sekrete çeke se po financohet nga Moska për përhapjen e propagandës ruse në Europë.

Sipas nënpresidentit të Komisionit Jourova, vendet anëtare vendosën gjithashtu të ndalojnë financimin rus të mediave, OJQ-ve dhe partive politike të BE-së.

Pothuajse që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja që synon makinerinë e propagandës dhe dezinformimit ruse ka ndaluar tashmë disa media ruse në vendet e BE-së, përfshirë “Russian Today”.

/abcnews.al