Ndërron jetë Alice Munro, fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë

schedule21:33 - 14 Maj, 2024

schedule 21:33 - 14 Maj, 2024

Shkrimtarja kanadeze e tregimeve të shkurtra dhe fituese e çmimit Nobel, Alice Munro, e cila për më shumë se 60 vjet studioi jetën e përditshme përmes prizmit të trillimeve të shkurtra, vdiq në moshën 92-vjeçare në një shtëpi të moshuarish në Ontario.

Ajo vuajti nga demenca për më shumë se një dekadë, raporton Guardian.

Alice është quajtur “Chehov kanadeze” dhe vepra e Munro-s bazohet në forma dhe tema të lëna pas dore tradicionalisht nga rrjedha letrare.

Vetëm më vonë në jetë reputacioni i Munro-s filloi të rritet dhe historitë e saj të nënvlerësuara për njerëzit në dukje të zakonshëm në një qytet të vogël jodramatik në Kanada fituan një sërë çmimesh ndërkombëtare.

Ajo ka botuar më shumë se dhjetë përmbledhje me tregime të shkurtra dhe ka marrë Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2013.

Monro fitoi çmimin Booker në vitin 2009 dhe tri herë çmimin e Guvernatorit, çmimi më prestigjioz letrar i Kanadasë./abcnews.al