Kina i përgjigjet “luftës ekonomike” të SHBA-së: Tërhiquni nga rritja e tarifave ose do të ketë pasoja

schedule17:59 - 14 Maj, 2024

schedule 17:59 - 14 Maj, 2024

Kina paralajmëroi të martën se një rritje prej 18 miliardë dollarësh e tarifave amerikane për mallrat kineze do të ndikojë seriozisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Kjo do të ndikojë seriozisht në klimën e bashkëpunimit dypalësh”, tha ministria kineze e Tregtisë në një deklaratë, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të “tërheqin menjëherë vendimet e saj të gabuara dhe të anulojnë masat shtesë tarifore kundër Kinës”.

Pekini po i kërkon Uashingtonit që “të korrigjojë menjëherë gabimet e tij dhe të anulojë rritjen e tarifave doganore kundër Kinës”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi rritjen me 18 miliardë dollarë të këtyre tarifave të aplikuara për produktet kineze, për të “mbrojtur kompanitë amerikane dhe punëtorët amerikanë” nga një konkurrencë “e pandershme” sipas Uashingtonit.

Tarifat e reja kanë të bëjnë me dhjetë sektorë industrialë të konsideruar strategjikë, si ato të gjysmëpërçuesve, mineraleve kritike, produkteve mjekësore apo edhe makinave elektrike, ku tarifat, për shembull, do të rriten nga 25% në 100%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!