Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që përfshinë ishullin perëndimor indonezian të Sumatrës të shtunën shkaktuan të paktën 50 viktima, ndërsa 27 banorë të tjerë janë ende të zhdukur, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara sot.
Sipas shifrave të publikuara nga zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), Abdul Muhari, 37 persona mbetën të lënduar dhe 3,396 banorë u zhvendosën.
/abcnews.al