Çështja e dinarit, Lajçak optimist: Mund të arrihet një marrëveshje nëse ka kompromis nga të dy palët

schedule08:59 - 14 Maj, 2024

schedule 08:59 - 14 Maj, 2024

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur besimplotë se mund të ketë një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Këtë javë Lajçak do të udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç në Bruksel.

Lajçak gjithashtu ka thënë se po synojnë të gjejnë një zgjidhje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

/abcnews.al/