E ardhmja e Piolit në pikëpyetje, Sacchi i sugjeron Milanit dy trajnerë

schedule15:29 - 13 Maj, 2024

schedule 15:29 - 13 Maj, 2024

E ardhmja e Stefano Piolit në klubin e Milanit është në pikëpyetje dhe gjithashtu raportohet nga mediat vendase se drejtuesit e kuqezinjve janë duke kërkuar më tej për ndonjë zëvendësues të mundshëm.

Megjithatë, ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka sugjeruar dy emra për stolin e kuqezinjve.

“Shumë, nëse jo gjithccka, do të varet nga zgjedhja e trajnerit të ri. Nëse flasim për një djalë të ri, them De Zerbi, për sa i përket përvojës, sugjeroj Sarrin”, tha Sacchi për “Gazzetta dello Sport”./h.ll/abcnews.al