“Gjyqësori ka arsye pse të jetë krenar”, Gonzato: Reforma në drejtësi duhet të konsolidohet

schedule10:30 - 10 Maj, 2024

schedule 10:30 - 10 Maj, 2024

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se sistemi gjyqësor ka arsye pse të jetë krenar.

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet të organizuar për Ditën e Drejtësisë, Gonzato u shpreh se reforma në drejtësi duhet të fuqizohet dhe të konsolidohet.

“Gjyqësori ka arsye pse të jetë krenar. Reforma në drejtësi duhet të fuqizohet, të konsolidohet, duhet të arrihen më shpejt rezultatet. Drejtësia është shërbëtor i qytetarëve. Sistemi i drejtësisë luan rol kyç në sistemin e këtyre vlerave. Kjo gjë arrihet me anën e vendimeve të mirëarsyetuara dhe të drejta”, theksoi ai.

Ndërkaq Presidenti Bajram Begaj deklaroi se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate të prekshme.

“Rezultatet e reformës janë të prekshme. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën, kurajën dhe energjinë të punojë, të përballet e të triumfojë kundër krimit. Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë. Kjo duhet përgëzuar dhe mbështetur”, tha mes të tjerash Begaj./abcnews.al