Rrezik për asociacion të komunave greke në Shqipëri? Koçi: Nisma me çështjen e Greqisë në jug, por…

schedule20:46 - 9 Maj, 2024

schedule 20:46 - 9 Maj, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, politologu Alban Daci foli për çështjen e Fredi Belerit, çështjen e politikës së Greqisë në jugun e Shqipërisë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë kësaj interviste, Daci u shpreh se me atë që po bëhet në Himarë, qëllimi mund të jetë shumë më i madh, dhe se sipas tij mund të jetë i ngjashëm me atë të Serbisë në Kosovë, për të krijuar asociacionin e komunave greke në Shqipëri.

Ndërkohë Petro Koçi ndërsa shpjegoi ligjin për tradhtarët, u shpreh se nuk ka lidhje as me çështjen e Greqisë në jugun e Shqipërisë, nuk është një ligj antigrek dhe se në momentin që persona të caktuar që kanë kryer vepra penale nga më të ndryshmet ndalohen për të kandiduar.

Pjesë nga biseda në studio:

Alban Daci: Nuk bën Republika e Shqipërisë ligj për Belerin se e kemi bërë Belerin sikur me qenë Aleksandri i Madh. Por pyetja që më intereson është, a rrezikohet sot interesi kombëtar i Shqipërisë, sovraniteti dhe integriteti territorial i Shqipërisë nga politika të caktuara edhe të fqinjëve në Republikën e Shqipërisë?  E kam cilësuar çështjes e politikës së Greqisë në jugun e Shqipërisë, si një pretendim, një pikë territoriale, imperialist, mund ta quajmë edhe me dialiktë komuniste, shovinist, që në fakt edhe me atë që po bëhet në Himarë, mund të ketë një qëllim shumë më të madh se sa kaq, dhe mund të jetë i ngjashëm me atë të Serbisë në Kosovë, për të krijuar asociacionin e komunave greke në Shqipëri.

Petro Koçi: Nuk ka lidhje as me ‘aktin patriotik’ në SHBA, nuk ka lidhje as me çështjen e Greqisë në jugun e Shqipërisë. Pra, ky nuk është një ligj antigrek. Jemi në kuadër të diskutimit për një ligj që është në fuqi, që është ligji i dekriminalizimit. Është propozuar nga opozita dikur, ka qenë iniciativë e mbështetur nga faktori ndërkombëtar. Në momentin që persona të caktuar që kanë kryer vepra penale nga më të ndryshmet ndalohen për të kandiduar, çfarë ndodh kjo përmbajtje ligjore që është sot nuk pengon një person që ka bërë krim kundër Republikës, e ka përdhosur. Duhet të jesh i dënuar me vendim gjykate, jo me llafe dhe opinione politike. Pra, nëse je dënuar. Nëse Fredi Beleri nuk është dënuar për flamurin e VorioEpirit, nuk e ndalon dot. Por, unë di që është dënuar. Është edhe neni 225 kur shtetasi merr pjesë në një lëvizje politike të paligjshme që është kundër kushtetuetshmërisë dhe cënon integritetin territorial të Republikës, edhe kjo kategori duhet të ndalohet që të kandidojë.

Dhuli: Një person që merr përsipër të kandidojë për një post të caktuar në Republikën e Shqipërisë, automatikisht e ka pranuar Republikën në momentin që ka firmosur kandidimin. Bie këtu teza e ekzistencës së Republikës. Beleri e ka një dënim të tillë.

Koçi: Po të ishte në fuqi ky nen edhe Beleri do ishte rehat, edhe PD edhe Shqipëria e Greqia do ishin rehat.

Dhuli: Ligji parashikon që nëse shtetasi shqiptar, ka një dënim të caktuar dhe nuk e paraqet në formularin e dekriminalizimit, skualifikohet. E kundërta, nëse je rehabilituar ligjërisht.

/abcnews.al/