Regjisorja rrëfen historinë e dashurisë me Adrian Hilën: Ishte Maya që ma tha, një vlonjat të ka qejf…

schedule10:11 - 9 Maj, 2024

schedule 10:11 - 9 Maj, 2024

Regjisorja Kluadia Hila ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” historinë e dashurisë me kantautorin Adrian Hila. Ajo ka rrëfyer se ishin në të njëjtin grup shoqërie, por asnjëherë nuk e kishte parë më shumë se shokë. Edhe ishte pikërisht këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya që ia tha.

Më tej, Klaudia zbuloi se u dashuruar me Adin jo për shkak të fizikut, por sepse filloi të pëlqente humorin dhe shpirtin e mirë të tij.

“Maya më kishte thënë që një vlonjat të ka qejf, unë i thash, i thuaj vlonjatit të gjejë një vlonjate, pa e ditur që bëhej fjalë për Adin gjithmonë. Unë nuk kisha kuptuar asgjë, sepse Adi ka qenë nga ata individë që bënte humor ndryshe nga humori i të gjithëve dhe më pëlqente sensi i humorit. I kam shumë qejf  njerëzit që kanë një sens humori shumë ndryshe, që kanë dhe ironinë dhe batutën. Le që s’më dukej si një vlonjat fare një herë, ishte i butë. Ka pasur një shpirt shumë të mirë dhe mua këta njerëz që kanë zemrën e mirë më bëjnë përshtypje.

Ishin disa detaje të vogla, që mua më kanë pëlqyer. Pra, kam kthyer kokën për ta parë për këto detaje, për humorin dhe gjestet. Jo si individ, për ta parë fizikisht dhe pse ishte i gjatë dy metra. Ishte shumë këmbëngulës dhe pse unë isha shumë e tërhequr se doja të mbaroja shkollën se mezi e fitova, doja t’ia dilja mbanë, por bëj sa të duash plane, dikush tjetër qesh.

Mbaj mend në fillimet e lidhjes, kur filluam të frekuentoheshim me Adin kishte Margaritën kolonë zanore dhe kur shkonim te studiot e pianos fillonte t’i binte. Në atë kohë, nuk është se më ka dedikuar ndonjë këngë, më vonë. Kënga e parë që më ka dedikuar e ka kënduar Irma Libohova”, tha Klaudia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!