Transporti publik gjelbër në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të vitit 2029. Komisioni i Veprimtarive miratoi marrëveshjen me KFW për financimin e këtij projekti në vlerën e 50 milion eurove.
Zv/kryetarja e bashkisë së Tiranës Jonida Halili theksoi se përdorimi i autobusëve elektrikë do të ulë ndjeshëm kohën e pritjes së qytetarëve në stacione. Projekti parashikon zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë duke përdorur autobusë elektrikë në tre linja transporti në Tiranë Unaza, Tirana e Re dhe Kombinat-Kinostudio
Përfundimi i këtij projekti parashikohet të ulë ndjeshëm ndotjen në mjedis si dhe reduktimin e emetimeve të CO2.
Fondi total për financimin e këtij projekti është 110 milion euro. Qeveria gjermane do të mbështesë projektin në vlerën e 50 milionë eurove, një grant prej 31.2 milionë eurosh është akorduar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor ndërsa Bashkia e Tiranës do të investojë 29.17 milionë Euro.