Kontrabandë ilaçesh me vlerë 17 mijë euro, dy të arrestuar në Tiranë

schedule09:48 - 4 Maj, 2024

schedule 09:48 - 4 Maj, 2024

TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga të Policisë, për veprën penale të kontrabandës. Policia thotë se të arrestuarit janë nga Tirana, ndërsa dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Kontrollet u bënë në farmaci dhe në një depo, në pronësi të dy të arrestuarve, përkatësisht 46 dhe 35 vjeç. Sipas policisë, mallrat e gjetura pa pullë fiskale janë ilaçe dhe pajise dentare, vlera e të cilave shkon në 17 mijë euro.

Grupi hetimor po verifikon të gjitha të dhënat për të zbuluar aktivitetin e të arrestuarve, të cilët kryenin evazion fiskal duke tregtuar mallra pa pullë fiskale përkatëse./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!