Operacioni “Tempulli 3”/ Baza e grupit në Laprakë, zbardhet skema si kryhej shpërndarja e drogës, çfarë gjetën hetuesit

schedule10:41 - 3 Maj, 2024

schedule 10:41 - 3 Maj, 2024

TIRANË- Detaje të reja nga operacioni “Tempulli 3”, që Antidroga e Tiranës zhvilloi të enjten. Personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim, mësohet se për të kryer veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës, përdorte një numër celulari që shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një call center.

Ky ambient ndodhej në një dhomë banese në Laprakë.

Bisedat kryheshin gjatë 24 orëve. Sipas verifikimeve rezultoi se aty shërbenin si operatorë që merrnin porosinë të paktën 3 persona. Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe të lëndës narkotike.

Mësohet se mes personave të arrestuar janë edhe 3 taksistë. Ndërkohë, përveç porosive që bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre edhe përmes aplikacionit Signal./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!