Dhjetëra protestues pro-palestinës janë arrestuar gjatë një bastisje të kryer gjatë natës në Universitetin Columbia, gati 24 orë pasi protestuesit kishin bllokuar ndërtesën akademike, shkruan BBC.
Si pasojë e tensioneve të forta, Presidenti i Universitetit Columbia, Nemat Shafik, i ka kërkuar policisë që të qëndrojë në universitet edhe për dy javë të tjera deri më 17 maj, që është dy ditë pas ceremonisë së diplomimit të universitetit.
Kolumbia autorizoi bastisjen pasi demonstruesit kundërshtuan një afat kohor për t’u shpërndarë. Pasi salla u pushtua dhe u bllokua, ne mbetëm pa zgjidhje”, tha zyrtarët.
Universitetet amerikane shpesh janë bllokuar nga protestat pasi studentët kërkojnë një bojkot të kompanive dhe individëve me lidhje me Izraelin gjatë luftës në Gaza.
/abcnews.al/