“Doja të qëndroja më shumë tek Ajax”, De Ligt zbulon të ardhmen: Besoj se ribashkimi do të ndodhë

schedule14:56 - 30 Prill, 2024

schedule 14:56 - 30 Prill, 2024

Vetëm 24-vjeç dhe konsiderohet si një prej qendërmbrojtësve, më të mirë në botë. “Tulipani” holandez, Matthijs De Ligt, prej dy sezonesh tashmë është pjesë e “Bavarezëve”, të Bayern Munich, mirëpo pavarësisht se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027, nuk do të ishte çudi nëse “shtatlarti” i prapavijës do të largohej më herët nga “Allianz Arena’.

Destinacioni i radhës ende nuk dihet, megjithatë një opsion nuk do të ndryshojë kurrë, rikthimi aty ku nisi gjithçka, te “Harkëtarët” e Ajax. De Ligt mund të konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha, që ka prodhuar ndonjëherë klubi holandez, sa i përket prapavijës dhe së fundmi, në një intervistë për kanalin zyrtar, të Ajax, 24-vjeçari nuk e mohuar në asnjë moment mundësinë e rikthimit.

“Çdo herë e mendoj dhe e besoj se ribashkimi do të ndodhë. Kam luajtur tre vjet në ekipin e parë, një periudhë relativisht e shkurtër, mendova se mund të ishte më e gjatë”,- u shpreh kështu, “ylli” i mbrojtjes së Bayern Munich, me këta të fundit që derdhën plot 67 milionë euro, për ta “rrëmbyer” holandezin, nga “Bardhezinjtë” e Juventus, në verën e vitit 2022. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!