“Bashkimi me Rithemelimin, asnjë rezultat”, Daci: Deputetët të mbrojnë interesat e vërteta të PD

schedule13:23 - 30 Prill, 2024

schedule 13:23 - 30 Prill, 2024

Politologu Alban Daci përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, foli për situatën politik në Partinë Demokratike dhe për votën e diasporës.

Në lidhje me situatën në PD, ai tha se bashkimi me ‘Rithemelimin’ nuk jep asnjë rezultat, ndërsa ka shtuar se deputetët duhet të mbrojnë interesat e vërteta të PD-së.

“Ky është një diskurs i lojërave të fjalëve. Në mënyrë të veçantë deputetët kanë bërë zgjedhjet e tyre politike. Mendoj se këtë gjë e kanë bërë në konceptin e më të fortit dhe për të siguruar një vend në Parlamentin e Shqipërisë. Mendoj që çdo deputetë i dalë nga listat e Bashës, duhet të reflektojnë qëllim që të bëhet rotacioni i pushtetit.

Në aspektin juridik është bërë çdo gjë për të dëmtuar PD-në.”, tha Daci.

Në lidhje me takimin e Lulzim Bashës me emigrantët shqiptarë në Itali ai tha se “Në tre vitet e fundit i vetmi politikan që ka qenë koherent është zoti Basha. A ka vend për kritika? Sigurisht. Çdo lider kritikohet. Për sa i përket takimit me emigrantët, Basha është më pak përgjegjës që emigrantët që nuk kanë të drejtë vote”. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!