Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiç, i papajtueshëm me vlerat e BE

schedule14:02 - 4 Shtator, 2026

schedule 14:02 - 4 Shtator, 2026

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi, duke e lidhur vendimin me glorifikimin e Ratko Mlladiç pas vdekjes së tij.

“Ratko Mlladiç u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd ia kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të afërt”, ka shkruar Kos, në platformën X.

Ajo ka theksuar se glorifikimi që ka shoqëruar vdekjen e Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt Bashkimit Evropian.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos. Komisionerja evropiane ka shtuar se “vlerat mbi të cilat mbështetet e ardhmja jonë e përbashkët nuk janë të negociueshme”.

“Në këtë kontekst, kam vendosur që, në këtë moment, të mos e realizoj vizitën time të planifikuar në Serbi”, ka përfunduar Marta Kos./Telegrafi/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!