Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të martë në Fier, pasi është kapur “mat” me doza kokaine gati për shitje.
Uniformat blu bëjnë me dije se në automjetin e autorit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 35 doza kokainë dhe 2celulraë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
“Sekuestrohen 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe automjeti tip “Volkswagen” që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.
Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin, 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.”, thuhet në njoftimin e policisë.