TIRANË- Ajet Salla, i riu, i cili ra në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të hënën, rezulton i përfshirë edhe në prostitucion. Hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kanë zbuluar se 27-vjeçari kishte të paktën 10 adresa në “Instagram” me emra vajzash.
Në këto adresa i shkruanin meshkujt ku Salla hiqej si punonjëse seksi. Pasi linte takimin në hotel, dërgonte një nga vajzat që punonin për të për t’u takuar me klientët.
27-vjeçari u ndalua pasi prezantohej si polic, merrte shuma parash nga eskortat me të cilat kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin se do ti arrestonte për prostitucion. Gjatë arrestimit, AMP i ka gjetur të riut një stemë policie./ abcnews.al