Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë bërë me dije se kanë nisur verifikimet për hetim disiplinor ndaj Ndojt pasi dyshohet se ka shkelur ligjin. Asnjëri prej këtyre institucioneve nuk ka reaguar ende për ngjarjen, ku mbeti i plagosur prokurori dhe dy persona të tjerë.
Disa ditë pas atenatit ndaj Arjan Ndojt dhe dy miqve të tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk kanë reaguar ende për ngjarjen, ku njëri nga të plagosurti është magjistratë. Megjithatë dy insitucionet janë vënë në lëvizje dhe kanë kërkuar nisjen e verifikimeve dhe hetim disiplinor për Ndojin pas dyshimeve për shkelje ligjore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon hetimi disiplinorë për Prokurorin, duke u bazuar tek disa të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim që prokurori Ndoji ka dhënë për mediat, ku ka deklaruar se ai drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë ligjore për cështje të ndryshme.
Sipas KLP-së nëse ky fakt rezulton i vërtetë, do të përbënte shkelje disiplinore të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Kreu i KLP duke i’u referuar ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe Ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkon Prokurorin e Përgjithshëm qe të hetojë pretendimet për shkeljet disiplinore në radhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e ka cilësuar si ngjarje të rëndë në radhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. Përmes një njoftimi për shtyp, Arta Markut njofton pak orë pas deklarimeve të KLP-së se kanë nisur verifikimet mbi faktin nëse Ndoj ka ose jo një studio ligjore, veprimtari që bie në kundërshtim me detyrën e tij. Sipas Kryeprokurores së Përkohëshme verifkimiet e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja, kanë nisur që në datën 05.11.2019. Më herët, Ndoj ishte në qendrë të akuzave të bera publikisht nga kryeministri Rama dhe zëvendësi i tij Erjon Braçe, duke e cilësuar si prokuror që i shërben krimit. /abcnews.al


