Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat në Europë po shkaktojnë shqetësim global. Ato janë përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria dhe ethet e dengës, me raste në rritje gjatë 20 viteve të fundit.
Rritja e temperaturave ka krijuar mjedise më mikpritëse për mushkonjat, të cilat preferojnë klimat e ngrohta dhe të lagështa me ujë të ndenjur.
Në fakt, sëmundjet e rënda, të cilat transmetohen nga pickimi i mushkonjave, pritet të kenë rritje në dekadat e ardhshme, veçanërisht në zonat që nuk kanë pasur probleme deri më tani.
Këto zona janë në pjesë të Europës veriore, Azisë, Amerikës veriore dhe Australisë. Ethet e Dengës dikur janë raportuar kryesisht në rajonet tropikale dhe subtropikale.
Periudhat më të gjata të ngrohta dhe kushtet më të rralla ekstreme të të ftohtit e kanë bërë që sëmundja të përhapet më shpejt në mbarë botën.
Mushkonja tiger, në vitin 2013 u konsiderua tashmë një specie endemike në disa rajone të Europës, përkatësisht në Itali, Francë, Spanjë, Maltë, Monako, Lihtenshtajni, Zvicër, Gjermani, Austri, Greqi dhe Portugali.
9 nga 10 vitet me më shumë shtrime në spital të ethevë të dengës në histori janë raportuar pas vitit 2000. Në dy dekadat e fundit, rastet me ethet e dengës janë dhjetëfishuar nga 500,000 në 2000 në 5 milionë në 2019.
Sipas paralajmërimit të shkencëtarëve, numri i njerëzve që jetojnë në zonat ku sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat janë endemike do të dyfishohet në 4.7 miliardë deri në fund të shekullit.
/abcnews.al