Arriti të siguronte fitore të njëpasnjëshme, me ardhjen, në krye të pankinës, së “Kuqebluve”, të Vllaznisë, mirëpo tanimë aventura e tij mbaroi, dhe ndodhi pikërisht, në pikën më të nxehtë të sezonit, me bordin e shkodranëve, që nuk arriti ta “kapërdijë” eleminimin, nga Egnatia, në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke shkarkuar teknikun, Qatip Osmani.
Për tifozët gjithçka u konfirmua, nëpërmjet një njoftimi në profilin zyrtar të klubit 105-vjeçar, të cilët tregojnë në rrjetet sociale se palët kanë mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin, teksa së bashku me teknikun, Qatip Osmani është larguar dhe ndihmësi i tij Bashkim Livoreka. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i klubit të Vllaznisë: