MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan këtë të mërkurë për të zgjedhur presidentin e vendit.
Partitë shqiptare garuan me dy kandidatë. Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garoi me Bujar Osmanin.
Aktualisht, pas nisjes së numërimit, koalicioni i kryesuar nga BDI e Ali Ahmetit ka nisur festën dhe pretendon fitoren përballë rivalit tjetër nga koalicionin VLEN, me Arben Taravarin, kryetarin aktual i komunës së Gostivarit.
Pamjet festive me daulle, që sjell ABC News, vijnë nga selia e “Frontit Evropian” në Reçicë të Tetovës. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në 19:00 të mbrëmjes./ n.m.abcnews.al