Quhet Deivi, dhe këtë të mërkurë la burgun e Fierit, pasi ka vuajtur dënimin për 3 vite e 4 muaj, duke përfituar nga amnistia penale.
Në një prononcim për Tirana Live pasi fitoi lirinë, i riu thotë se jashtë e presin familjarët, ndërsa me kthimin në vendlindje, Sarandë, do integrohet në shoqëri, duke nisur punë.
“Më pret nëna, vëllai, motra, do kthehem në Sarandë, do merrem me turizëm. Do i hedh pas krahëve c’kam bërë. Jeta është e bukur jashtë. Shokët në qeli kanë qenë ndihmë, familjarët e kanë vuajtur jashtë mase shumë. Kam kaluar në burgun e Fierit, 3 vite e 4 muaj.
Nëna ka qenë ajo që e ka përjetuar më keq burgun, por edhe më shumë tani po që lirohem.” u shpreh ai./abcnews.al