Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ ABC News në Tetovë, kryetari i komisionit: Deri më tani nuk kemi pasur probleme

schedule12:13 - 24 Prill, 2024

schedule 12:13 - 24 Prill, 2024

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.

Gazetarja Linda Karadaku raporton ‘live’ nga shkolla ‘Liria’ një nga qendrat më të mëdha të votimit në Tetovë, duke njoftuar se deri tani nuk ka pasur incidente.

Ndërkohë, për ABC News ka folur dhe kryetari i komisionit të këtij vendvotimi, Zylqyfli Salihi, i cili ka theksuar se deri tani gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe pa probleme, teksa po presin të rritet dhe numri i votuesve, pasi kjo shkollë ka kapacitete shumë të mëdha.

 “Të gjithë anëtarët kanë qene në orën 06:15 kur është bërë hapja, pas verifikimit të materialeve është bërë hapja. Nuk kemi pasur probleme. Deri tani kemi pasur 114 votues, që përbëjnë 17 % e numrit të përgjithshëm. Jehona e votuese pritet të rritet në këtë orar. Kjo shkollë ka një numër votuesish shumë të madh për shkak të kapaciteteve. Uroj që të vijnë sa më shumë votues”, u shpreh Salihi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!