Elbasan/ Arrestohet 65-vjeçari i shpallur në kërkim, në 2014 aksidentoi për vdekje këmbësorin

schedule10:17 - 23 Prill, 2024

schedule 10:17 - 23 Prill, 2024

Një 65-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, u arrestua në Elbasan në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Në vitin 2014, 65-vjeçari, teksa drejtonte kamionin në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” u përplas me një automjet dhe nga përplasja humbi jetën një këmbësor.

65-vjeçari u dënua në mungesë nga Gjykata e Korçës me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!