Granit Xhaka me shumë gjasa nuk do e veshë më fanellën e Arsenalit. Kapiteni i “Topçinjve” doli kundër tifozëve të Arsenalit dhe situata nuk duket aspak e mirë për të. Xhaka nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me tifozët londinezë, por pas ndeshjes kundër Crystal Palace pak ditë më parë, gjithçka është krisur.
Emery nuk e grumbulloi mesfushorin me origjinë shqiptare për dy sfidat e radhës pas Palace, sfidat ndaj Liverpool në EFL Cup dhe Ëolverhampton në Premier League. Kur u pyet për të ardhmen e Xhakës dhe shiritin e kapitenin, Emery nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë: “Do të flas vetëm për lojtarët që luajtën ndaj Ëolves. Nuk dua të flas për asgjë që nuk ka lidhje me ndeshjen e sotme”.
Sot, Unai Emery ka marrë një tjetër vendim kundër Xhakës, çka shton edhe më tepër zërat se mesfushori me origjinë shqiptare nuk do të luajë më me klubin e njohur anglez. Arsenali luan ndaj Vitoria në Europa League, sfidë që luhet në Portugali. Pak çaste më parë, është publikuar dhe lista e lojtarëve që janë të grumbulluar në këtë sfidë, me emrin e Granit Xhakës që nuk figuron askund!/abcnews.al