Përplasja Osmani-Vuçiç/ Presidenti serb: Perëndimi po dënon regjimin e Kurtit! Osmani: Serbët e Kosovës, nën presionin e Beogradit

schedule16:31 - 22 Prill, 2024

schedule 16:31 - 22 Prill, 2024

Kosova dhe Serbia u përballën këtë të hënë në Këshillin e Sigurimit të  Kombeve të Bashkuara ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e bërë nga misioni i kësaj organizate ndërkombëtare në Kosovë.

Të ulur përballë njëri tjetrin në tryezën rrethore të Këshillit të Sigurimit, Presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk i ndalën akuzat e ndërsjella.

Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbët e Veriut po përballen me regjimin shtypës të Albin Kurtit,  regjim ky  që sipas Presidentit Serb nuk po dënohet por po nderohet nga Perëndimi dhe SHBA.

“Heqja e përdorimit të Dinarit paraqet kulmin e një fushate të motivuar etnikisht kundër Serbëve nga institucionet e Serbisë. Regjimi i Albin Kurtit po diskriminon Serbët që punojnë në Institucionet e Kosovës vetëm sepse ata nuk janë të përfshirë në një agjendë për Shqipërinë e Madhe. Kosova ka rritur gjithashtu numrin e votuesve në mënyrë fictive në Veri. Regjimi shtypës i Albin Kurtit nuk po dënohet por po nderohet”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi Serbinë se synon të destabilizojë veriun nëpërmjet dhunës që ushtron mbi qytetarët e saj në veri.

“Përpjekjet nga Serbia për destabilizim janë aktive. E ka përshkallëzuar agresionin fillimisht me rrëmbimin  e policëve, sulmin ndaj gazetarëve e sulmin terrorist ndaj Kosovës në shtator. Pas këtij sulmi, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka përdorur prani të madhe ushtarake të artilerisë me tanke e njësi të mekanizuara…Serbia bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë…Serbët në Kosovë janë nën trysni, por jo nga Kosova po nga Qeverisë e Serbisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit ishte e shoqëruar nga tri gra, të cilat janë të mbijetuara të luftës në Kosovës. Osmani tregoi historitë e tyre duke rrëfyer dhunën seksuale këtyre grave e deri tek keqtrajtimi I familjarëve të saj nga ushtria Serbe. Ky vendim i Osmanit për të sjellë në Këshillin e Sigurimit gra të mbijetuara të luftës në Kosovë, acaroi Presidentin Serb Aleksandër Vuçiç i cili tha se të mbijetuarat e masakrave jugosllave në Kosovë nuk e kanë vendin në korin Diplomatik të Presidentes së Kosovës. Vucic e quajti një akt të tillë një teatër politik dhe kurth për delegacionin serb.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!