Një depozitë gazi shpërtheu mëngjesit të sotëm në Portëz të Fierit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në zonë.
Dyshohet se shkak për shpërthimin e fuqishëm të ketë qenë mbinxehja e elektromotorit, ndërsa hetimet do të përcaktojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë.
Për fat të mirë shpërthimi nuk shkaktoi viktima, ndërkohë që na rikujton rrezikun e depozitave të gazit dhe karburantet pranë qendrave të banuara. /abcnews.al