Presidenti iranian ka pohuar se sulmi i Teheranit ndaj Izraelit është një “shenjë fuqie”.
Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael fundjavën e kaluar, por u shkaktuan pak dëme.
Duke folur para një turme në qytetin e Damghan, Ebrahim Raisi tha se sulmi tregoi “vendosjen e fortë të kombit tonë”.
Ndërkaq, Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë dhe izraelitë./abcnews.al