TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar aktet e dhunës në protestën e organizuar këtë të premte para bashkisë së Tiranës. Në reagim thuhet se protesta është akt demokratik, por jo aktet e dhunës ndaj institucioneve.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo.”, thuhet në reagim.
Më herët, ambasada amerikane, delegacioni i BE dhe ambasada britanike dënuan njëzëri hedhjen e molotovëve dhe flakadanëve në drejtim të godinës së bashkisë Tiranë./ abcnews.al