Komandanti i ushtrisë iraniane: Teherani nuk ndihet i detyruar të reagojë

schedule11:26 - 19 Prill, 2024

schedule 11:26 - 19 Prill, 2024

Komandanti i lartë ushtarak i Iranit, Abdulrahim Mousavi, tha se Teherani nuk ndihet i detyruar t’i përgjigjet “shpërthimeve” që zyrtarët amerikanë thonë që u shkaktuan nga sulmet izraelite.

“Ju e keni parë reagimin e Iranit më parë,” tha ai. Forcat iraniane rrëzuan disa dronë në Isfahan të premten, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Më herët, një zyrtar i lartë iranian tha se Irani nuk kishte plane për t’u hakmarrë menjëherë kundër Izraelit.

“Burimi i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk jemi sulmuar jashtë kufirit por nga të infiltruar ”, tha zyrtari iranian në kushte anonimiteti.

/abcnews.al