Dhurimi i gjakut i ulët/ Plotëson vetëm 25 përqind të nevojave për gjak

schedule15:39 - 18 Prill, 2024

schedule 15:39 - 18 Prill, 2024

Përballja me fëmijët që trajtoheshin në shërbimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë bëri  Xhoana Allën, studente e Fakultetit të Shkencve Mjekësore Teknike,  të mundte frikën dhe të dhuronte gjak.

“Kam pasur frikë, si do të reagojë organizmi, mos kam ndonjë pasojë. Ishin frikëra koti. Dëshira më është forcuar kur kam qenë tek pavioni i pediatrise, kur kam parë fëmijët që kishin nevojë,  çdo javë vinin aty për transfuzion gjaku, nuk kishte grupe gjaku, grupi i tyre nuk përputhej, kjo është një arsye më shumë për të dhuruar”

Ndërsa  ky mjek i ardhshëm  nga një përgjigje për ndihmë ndaj një të  panjohuri  dhurimin  e gjakut e ktheu në një akt të rregullt.

“Një familjar i një të njohuri i është dashur të bëjë transplant e në një kohë të shkurtër duhej sasi e madhe gjaku prandaj lindi nevoja të shkoj unë si i panjohur. Është nevojë reale që kanë disa njerëz. Na takon dhe ne si profesionistë të ardhshëm të sistemit mjekësor ta plotësoj këtë nevojë.  E quaj detyrë qytetare.”

Studentë të mjekësisë, infermierisë  e shkencave mjekësore dhuruan gjak   në ndihmë të personave në nevojë por dhe si një  akt ndërgjegjësues për të  këdo që ka mundësi.  Pasi megjithë fushatat sensibilizuese dhuruesit vullentetarë të gjakut  përbëjnë vetëm 25% të dhurimeve pjesa tjetër e  vjen nga familjarë të pacientëve që I nënshtrohen ndërhyjeve kirurgjikale.

“Ne mesatarisht kemi nevojë për 100 njësi gjak të dhuruar në ditë sepse kaq është dhe kërkesa e pacientevë që kanë nevojë për të.
Dhurimet janë 75% familjare dhe 25% vullnetare. Jemi ende në shifra që duam te kemi sa më tepër dhurime vullnetare. Pa kategorinë e dhuruesve familjarë ne nuk arrijmë të plotësojmë nevojat.”

Por kush mund të dhurojë gjak?

“Mund të dhurojë çdo person i shëndetshëm, ska ndonjë sëmundje kronike, autoimune,  ska pas trajtim me medikamente, nga  18 në 65 vjeç, por gjithmonë në konsultë paraprake me mjekun, se ne kemi përjashtime të përhershme dhe të përkohëshme siç është rasti i një gjendje gripale përshembull ku personi përjashtohet për dy javë.”

Ndër dhuruesit vullentarë të gjakut të parët renditën studentët pas tyre mosha nga 40 në 55 vjeç.  Shkodra është ndër qytetet me më tepër  dhurues gjaku ndiqet nga Lushnja, Durrësi, Fieri dhe Berati./abcnews.al