Protestuesit katalanas pro pavarësisë nga Spanja kanë manifestuar sërish në Barcelonë këtë herë kundër vizitës së mbretit të Spanjës, Felipe VI. Me mijëra manifestues kanë hedhur parulla kundër tij madje duke djegur dhe fotografitë e mbretit.
Ky i fundit shkaktoi zemërimin e manifestuesve pas fjalimit të datës 3 tetor të 2017-ës kur kërkoi garantimin e rendit kushtetues kundër përpjekjes për ndarjen e Katalonjës./abcnews.al